Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa publikon urdhrin e TKOB: Artistëve po u mbyllet goja, i ndalojnë të dalin në media pa leje


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar urdhrin e brendshëm të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të cilin e ka quajtur “mbyllje gojën për artistët sipas metodave komuniste”.

Zhupa e quan shkelje flagrante të kushtetutës dhe Kodit të Punës pasi i detyron artistët e operë dhe baletit të marrin leje për të dhënë mendimet e tyre dhe për tu shprehur lirisht.

Mbyllja e gojës artistëve sipas metodave komuniste të nenit 55 për agjitacion propagandë është skandali i radhës i ministrisë së kulturës. Shkelje flagrante e kushtetutës dhe e kodit të punës.

Një urdhër antiligjor dhe antikushtetues detyron artistët e operas dhe baletit e ansamblit popullor të marrin leje për të dhënë mendimet e tyre dhe për tu shprehur lirisht. Liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë (neni 22) dhe ska urdhër nga lart që mund të zhduki të drejtat e fituara edhe me gjak.

Të jesh artist mbi të gjitha je njeri i lirë, i pavarur! Këto shkresa bajate janë shprehje e frikës se keqmenaxhimi dhe aferat mund të diskutohen lirisht në portale, media e mediume të tjera”,-shkruan Zhupa.