Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj prezanton kandidatin e parë nga grupi i tij në zgjedhjet lokale: Agron Kapllanaj dha prova se i trajton njësoj qytetarët


Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar kandidatin e parë nga grupi i tij për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Bëhet fjalë për Agron Kapllanajn në Mallakastër.

“Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha ‘I barabartë gjithkush’.

Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit. E dyta, me alternativë. Mund të jesh i ndershëm, mund të jesh i sinqertë, por duhet të kesh alternativë. Çfarë do bësh ti për qytetin, për bashkinë? Në rastin e Agron Kapllanit kjo është e tejkaluar sepse ka pasur nga 2015-2019 për ta parë si e trajton qeverisjen ndaj njerëzve pa bërë asnjëlloj dikriminimi, as për të majtë, as për të djathtë.”– tha Alibeaj.