Vendosni fjalën kyçe....

Berisha paralajmëron mosbindje civile: Tre veprimet që do ndërmarrim kundër “mega-aferës” së Portit të Durrësit


Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi sot mosbindje civile për portin e Durrësit. Ai tha edhe aktet e tjera që demokratët do të ndërmarrin kundër këtij projekti, që e konsideron një “mega aferë”.

“Problemi me Portin e Durrësit, për të cilin u votua që të vidhet mesnatën e të enjtes që kaloi, është një problem madhor.

Së pari, ne kemi dërguar në Kushtetuese marrëveshjen.

Së dyti do krijojmë një Komision Hetimor.

Së treti do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format.

Së fundmi, u bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere. Asgjë nuk dihet t’i joshë ata për të investuar, për t’u mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh.”- tha Berisha.