Vendosni fjalën kyçe....

Kokaina mes thasëve me pleh kimik, GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit


GJKKO ka dhënë masën “arrest me burg” për 10 personat e arrestuar për drogën që u kap në Fier.

Ata janë: Viktor, Zenel dhe Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, vajza e Genci Ferhatit, Nikolin Gjolena, Klajdi Kodra, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Sipas hetimeve, thasët me pleh kimik kanë porositur nga Zenel Çervenaku, por ky i fundit ka thënë se s’ka pasur dijeni për drogën.

Laboratori i drogës u zbulua gjatë operacionit të SPAK, DEA dhe policisë shqiptare, në bashkëpunim me disa agjenci ligjzbatuese të huaja.

Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik u porosit nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku.

Dyshimet janë se në maj 2022 në Kolumbi ishte ngarkuar një sasi plehu kimik që do shkonte në portin e Pireut në Greqi e më pas Mal të Zi, ngarkesë e porositur nga një shtetas shqiptar.

Droga dhe sasia me pleh mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në shtator. 

Gjatë operacionit janë sekuestuar 15 mijë euro, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 celularë, 5 mjete, 20 paleta me 245 ton pleh kimik, brenda të cilave janë gjetur 430 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.