Problemet energjetike të BE-së do zgjasin me vite nëse kërkesa për gaz mbetet e lartë, ndërsa furnizimet e reja nuk sigurohen, raportoi të premten Financial Times, duke cituar drejtuesit dhe strategët e industrisë.
Ekspertët paralajmëruan se edhe depot e gazit të mbushura plotësisht përpara muajve të dimrit nuk mund të garantojnë se do ketë furnizime të mjaftueshme verën e ardhshme dhe për dimrin e ardhshëm.
Vendet e BE-së arritën të mbushin objektet e tyre të depozitimit të gazit në 90% në fund të shtatorit, kur kërkesa për ngrohje zakonisht fillon të rritet. Kjo erdhi pavarësisht pakësimit të furnizimeve ruse mes presionit të sanksioneve të lidhura me Ukrainën.
“Ne jemi në një krizë gazi dhe do vazhdojmë të jemi paksa në një gjendje krize për dy ose tre vitet e ardhshme.” – tha për FT, Sid Bambawale, kreu i gazit natyror të lëngshëm për rajonin e Azisë.
“Pra, le të mos zhvillojmë një ndjenjë të rreme sigurie.”
Analistët e cituar nga FT sugjerojnë se BE-ja duhet të pakësojë në mënyrë të shpejtë kërkesën për energji dhe të gjejë furnizime shtesë me gaz për rajonin.
Sipas Russell Hardy, shefi ekzekutiv i ‘Vitol’, çmimet e gazit do duhet të qëndrojnë mjaftueshëm të larta për të shtypur kërkesën nga sektori industrial gjatë verës në mënyrë që depot të rimbushen.
Kriza e madhe energjetike me të cilën përballet blloku vjen pasi ai vendosi disa raunde sanksionesh ndaj Rusisë, e cila dikur ishte furnizuesi i saj më i madh i gazit natyror.
Përkeqësimi i energjisë në rajon u përkeqësua në mënyrë dramatike në fillim të korrikut pas ndërprerjeve të para të furnizimeve ruse drejt një numri vendesh të BE-së.
Pakësimet e dërgesave i atribuohen çështjeve me mirëmbajtjen e turbinave për gazsjellësin Nord Stream për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë. Tubacioni u sabotua më pas në shtator, duke e bërë atë të pamundur për transportin e gazit.