Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri grek Mitsotakis: Motra ime është diagnostifikuar me kancer gjiri


Motra e kryeministrit grek është diagnostikuar me kancer në gji. Këtë e ka zbuluar për mediet dhe publikun vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis përmes një postimi në “Facebook”.

Në këtë postim, Mitsotakis tregoi se e motra Katerina e ka filluar kimioterapinë dhe e ka zbuluar sëmundjen në fazat e saj të para.

Me këtë rast ai gjen mundësinë t’ bëjë thirrje të gjitha grave të moshës 50 deri në 69 vjeç që të përfitojnë nga mamografia falas dhe ta zbulojnë sëmundjen në fazë të hershme.

 “Sot ndaj me ju një problem timin familjar. Fatkeqësisht, para disa ditësh motra ime Katerina u diagnostikua me kancer në gji. Megjithatë, për fat të mirë, tumori u zbulua herët.

Tani fillon një aventurë e madhe. Katerina bëri kimioterapinë e parë pardje. Lajmin e pakëndshëm e ka përballuar me qetësinë dhe optimizmin e saj karakteristik.

Dhe ajo ka të gjitha arsyet për të qenë optimiste sepse e zbuloi sëmundjen malinje në një fazë të hershme. Shkenca ka bërë përparime të mëdha në trajtimin e kancerit të gjirit dhe në vendin tonë ofrohet kujdes i shkëlqyer ndaj kancerit. Veç kësaj, është vërtetuar nga dhjetëra mijëra gra greke që dolën fitimtare nga kjo betejë.

E di që çdo kontroll shëndetësor na shkakton frikë ose hezitim. Por ai është i nevojshëm. Në fakt, për të gjitha femrat nga 50 deri në 69 vjeç, shteti ofron mamografi falas, përmes programit ‘Fofi Gennimata’. Përfitoni prej tij!

Në muajt e fundit ne kemi zbuluar tashmë më shumë se 3000 raste të kancerit të gjirit në një fazë të hershme, me një prognozë shumë të mirë trajtimi. Njëra prej tyre është Katerina…”– shkroi Mitsotakis.