Në GJKKO këtë të shtunë do të zhvillohet sot masa për 10 të arrestuarit që u kapën pasi u zbulua laboratori i drogës në Fier.
Laboratori i drogës u zbulua gjatë operacionit të SPAK, DEA dhe policisë shqiptare, në bashkëpunim me disa agjenci ligjzbatuese të huaja.
Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik u porosit nga vëllai i ish-kryekomunarit të Frakullës, Viktor Çervanaku.
Dyshimet janë se në maj 2022 në Kolumbi ishte ngarkuar një sasi plehu kimik që do shkonte në portin e Pireut në Greqi e më pas Mal të Zi, ngarkesë e porositur nga një shtetas shqiptar.
Droga dhe sasia me pleh mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në shtator.
Gjatë operacionit janë sekuestuar 15 mijë euro, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 celularë, 5 mjete, 20 paleta me 245 ton pleh kimik, brenda të cilave janë gjetur 430 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro.
Të arrestuarit janë: Viktor, Zenel dhe Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, vajza e Genci Ferhatit, Nikolin Gjolena, Klajdi Kodra, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona. Në kërkim është shpallur një shtetas kolumbian i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të mundësuar ndarjen e kokainës nga plehu kimik.