Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare ministri i Jashtëm i Bjellorusisë


Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë Vladimir Makey, i cili e mbante postin që prej vitit 2012, vdiq papritur në moshën 64-vjeçare të shtunën, njoftoi agjencia bjelloruse e lajmeve Belta, duke cituar zëdhënësin e ministrisë, Anatoly Glaz. Gazeta nuk ka dhënë hollësi për rrethanat apo shkaqet e vdekjes së ministrit.

Një diplomat karriere, Makey punoi me Ministrinë e Jashtme Bjelloruse që nga viti 1993 pasi u diplomua në Akademinë Diplomatike të Vjenës të Austrisë.

Ai përfaqësoi Bjellorusinë në Këshillin e Evropës dhe shërbeu si këshilltar i ambasadorit të Bjellorusisë në Paris në vitet 1990.

Në vitet 2000, ai punoi si ndihmës i Presidentit Aleksandr Lukashenko dhe drejtoi administratën presidenciale midis 2008 dhe 2012 përpara se të merrte postin e ministrit të Jashtëm.

Vetëm një ditë para vdekjes së tij, Makey u takua me ambasadorin e Vatikanit në Minsk, Ante Jozic.