Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Kuvendi po bllokon vendimin e Kushtetueses për tubimet, kanë frikë nga protestat


Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka akuzuar maxhorancën socialiste se po bllokon në Kuvend vendimin e Kushtetueses për tubimet.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se bllokimi i projektligjit të paraqitur nga deputetët e Partisë së Lirisë është “prova e banditizmit të rilindasve”, që kanë zaptuar sipas tij Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas tij, ky bllokim prej disa muajsh i vendimit të Kushtetueses është i qëllimshëm sepse ata kanë frikë nga protestat.

“Kuvendi rilindas si kurrë herë më parë ka guxuar të bllokojë edhe zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga frika e tmerrshme prej protestave.”- shkruan ai.

Asili ka treguar edhe letrën që i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës muaj më parë, por bllokimi i qëllimshëm vazhdon sipas tij me urdhër politik të Edi Ramës.

Reagimi i plotë: 

Banditizmi antikushtetues i Edi Ramës, që bllokon në Kuvend Vendimin e Kushtetueses për Tubimet!

Bllokimi i Projektligjit të paraqitur nga deputetët e Partisë së Lirisë Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho, për zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese për “Tubimet”  është prova e banditizmit të rilindasve, që kanë zaptuar Kuvendin e Shqipërisë.

Kuvendi rilindas si kurrë herë më parë ka guxuar të bllokojë edhe zbatimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga frika e tmerrshme prej protestave.

Banda e Edi Ramës, që ka zaptuar parlamentin po sillen si vandalë politikë, shkatërrimtarë e shkallmues të intitucionit të kuvendit.

Kuvendi duhet të kishte ndryshuar që një vit më parë Kodin Penal sipas Vendimit të Kushtetueses që e urdhëron këtë.

Në përgjigje të bllokimit të qëllimshëm nga Kuvendi deputetët e Partisë së Lirisë paraqitën projektligjin, që qëndron i bllokuar me muaj të tërë.

Banditët e Edi Ramës votojnë me vrap hajdutërinë e Portin e Durrësit kurse Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e bllokojnë në mënyrë mafioze duke e shndërruar Kuvendin nga Institucion në paçavure rilindase.

Kjo është fytyra e banditizmit politik të shkallmuesve të Edi Ramës në Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla është njoftuar me letër zyrtare nga unë muaj më parë, por bllokimi i qëllimshëm vazhdon me urdhër politik të Edi Ramës.

Dhe ka surrat e flet për qeverisje Edi Rama.

P.S. Letra drejtuar Nikollës dhe Projektligji i deputetëve të Partisë së Lirisë.