Vendosni fjalën kyçe....

Rrëshqitja e dheut godet ishullin italian, një i vdekur (Video)


Një vdekje është konfirmuar dhe dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi ishullin italian Ischia të shtunën.

“Aktualisht numri i konfirmuar i vdekjeve është një, një grua. Tetë persona të zhdukur janë gjetur, duke përfshirë një fëmijë por ka ende rreth dhjetë të zhdukur.” – tha prefekti i Napolit, Claudio Palomba, në një konferencë shtypi, raportoi Reuters.

I ndodhur në brigjet e Mesdheut në Gjirin e Napolit, ishulli Ischia shënoi më shumë se 12 cm reshje në gjashtë orë gjatë natës. Reshjet lanë gjashtë deri në shtatë metra baltë dhe mbeturina në anën e kreshtës malore vullkanike të ishullit.

Të paktën dhjetë ndërtesa u shembën, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA. Zyrtarët lokalë këshilluan të bllokuarit nga balta të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhduan deri në mbrëmjen e së shtunës.

Më herët zv.zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvini njoftoi se tetë persona ishin konfirmuar të vdekur. Megjithatë, ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi deklaroi pak më vonë se nuk ishte konfirmuar asnjë vdekje në atë kohë, por 10-12 persona ishin të zhdukur.

Ischia është e populluar dendur dhe është një destinacion popullor turistik. Vizitorët vërshojnë atje nga kontinenti italian për plazhet dhe llixhat termale, të cilat ushqehen nga burimet vullkanike. Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel e vizitoi ishullin pothuajse çdo vit gjatë katër mandateve të saj në detyrë.