Rrëshqitjet e dheut kanë prekur ishullin italian të pushimeve, Ischia, herët këtë mëngjes, ku ka të paktën rreth 10 njerëz të zhdukur. Ministri Matteo Salvini ka deklaruar se 8 persona kanë humbur jetën, megjithëse këto shifra mbeten të pakonfirmuara. Deri më tani sipas Ansa.it, është konfirmuar vetëm vdekja e një gruaje.
“Ka tetë vdekje të konfirmuara nga rrëshqitja e dheut në Ischia.”- kështu citohet të ketë thënë ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Matteo Salvini në Milano sipas medieve italiane.
View this post on Instagram
Megjithatë, për momentin zyrtarisht flitet vetëm për persona të zhdukur, numri i të cilëve është ende i paqartë.
Fjalët e Salvinit u përgënjeshtruan menjëherë nga prefekti i Napolit, Claudio Palomba, gjatë një takimi për shtyp të mbajtur në Prefektura, ku ndodhet.
“Për momentin nga të gjitha institucionet e përfshira nuk kemi raportime për vdekje të konfirmuara, asnjë trup nuk është gjetur.”– tha prefekti.
Rrëshqitjet e shumta të dheut u shkaktuan nga stuhitë e shiut dhe përmbytjet në qytetin e Casamiçiola Terme, i cili ndodhet rreth 20 milje larg brigjeve të Napolit.
Shumë njerëz besohet të jenë të zhdukur pasi reshjet e dendura të shiut shkatërruan të paktën 10 ndërtesa në ishull.
Megjithatë agjencia e lajmeve Ansa ka njoftuar më pas se viktima e parë është konfirmuar dhe është një grua.
Trupi i pajetë u identifikua dhe u gjet në Piazza Maio, ku u përfshi nga balta. Kjo është një nga zonat e para të goditura nga ekipet e shpëtimit.
🔴 #Ischia #nubifragio, prosegue l’intervento dei #vigilidelfuoco per il soccorso alla popolazione. Difficoltà a raggiungere l’isola con motobarche ed elicotteri [#26novembre 10:30] pic.twitter.com/TAkmL2KURV
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) November 26, 2022