Vendosni fjalën kyçe....

SHBA ndalon importet e teknologjisë kineze, pretendon se paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare


Uashingtoni ka ndaluar importin dhe shitjen e pajisjeve të reja të telekomunikacionit nga prodhuesit më të mëdhenj të Kinës për shkak të ‘një rreziku të papranueshëm’ që ata pretendohet se paraqesin për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Sipas një deklarate të premten nga Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së (FCC), ndalimi synon produktet teknologjike të prodhuara nga gjigantët e telekomunikacionit kinez Huawei e ZTE, prodhuesi i pajisjeve të mbikqyrjes Dahua Technology, kompania e mbikëqyrjes video Hangzhou Hikvision Digital Technology, prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit Hytera Communications si dhe degët e nëndegët e tyre.

“FCC është e përkushtuar të mbrojë sigurinë tonë kombëtare duke siguruar që pajisjet e komunikimit jo të besueshme të mos autorizohen për përdorim brenda kufijve tanë dhe ne po vazhdojmë këtë punë. Këto rregulla të reja janë një pjesë e rëndësishme e veprimeve tona të vazhdueshme për të mbrojtur popullin amerikan nga kërcënimet e sigurisë kombëtare që përfshijnë telekomunikacionin.” – tha në një deklaratë kryetarja e FCC Jessica Rosenëorcel.

Agjencia vuri në dukje se rregullorja e re zbatohet për miratimet e ardhshme të importeve dhe shitjeve të pajisjeve. Megjithatë, ajo gjithashtu deklaroi se mund të revokojë miratimet e dhëna më parë.

Të pesë kompanitë kineze u shtuan në të ashtuquajturën ‘list’ e FCC-së në mars të këtij viti me qëllim të kufizimit të qasjes së tyre në tregun amerikan. FCC tha në atë kohë se firmat mund të përdoreshin nga Pekini për të spiunuar qytetarët amerikanë.

Huaëei deri tani nuk e ka komentuar ndalimin, ndërsa ZTE, Dahua, Hytera dhe ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të mediave për koment. Megjithatë, në fillim të këtij viti, ambasada kineze akuzoi FCC-në për ‘abuzim të pushtetit shtetëror’ dhe ‘sulmim me qëllim të keq’ ndaj kompanive kineze të telekomit.