Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një dyqan rrobash në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit bregdetar. Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.
Pronarja e biznesit Jonida Karaboja ka dhënë dëshminë e saj në polici, ndërsa janë shoqëruar në komisariat disa persona për verifikime.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Pronarja e biznesit sipas BW pretendon se nuk ka konflikte me askënd.
“Nuk kam asnjë konflikt. Nuk e di kush mund ta këtë bërë.”- është shprehur Karaboja.