Belgjika është mundur në mënyrë surprizë në ndeshjen e dytë në grup ndaj Marokut duke lënë gojëhapur tifozët e Botërorit të Katarit.
Kombëtarja belge e nisi mirë aventurën duke mundur në ndeshjen e parë Kanadanë po në sfidën e dytë ka zhgënjyer krejtësisht duke u mposhtur 2-0.
Golat për afrikanoveriorët u shënuan nga Sabiri në minutën e 73-të dhe Aboukhal në minutën e 93-të.
Pas këtij rezultati, Maroku është ngjitur në krye të renditjes me katër pikë ndërsa Belgjika mban të dytin me një pikë më pak.
Kroacia që ka vetëm një pikë në llogari luan pas pak me Kanadanë duke pasur një mundësi të mirë që të futet në garë për kualifikim.
Më herët kanë zhgënjyer në takimet e tyre Argjentina që u mund ndaj Arabisë Saudite në takimin e parë në grup 2-1 dhe Gjermania që u mund prej Japonisë 2-1.