Vendosni fjalën kyçe....

Berisha para seancës parlamentare të përbashkët me Kosovën: Do të doja të kishte një stendë për personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama


Kryetari i PD-së, Sali Berisha, përpara se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit.

Në një prononcim për mediet ai u shpreh: “Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuqiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët.”

Për të shënjuar 110-vjetorin e Pavarësisë, në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.