Vendosni fjalën kyçe....

Do ekzekutohet për vrasjen e kryer kur ishte 19-vjeç, gjykata nuk i lejon amerikanit vajzën që t’i qëndrojë pranë në momentet e tij të fundit


Një 19-vjeçare amerikane nuk do të lejohet të shohë babanë e saj në momentet e tij të fundit të jetës, pasi ai do të ekzekutohet dhe një gjykatës në Misurit vendosi se ajo është shumë e re për ta dëshmuar këtë.

Siç shkruan BBC, Kevin Johnson përballet të martën me ekzekutimin për vrasjen e një oficeri policie në vitin 2005, kur ai ishte 19 vjeç, aq sa është vajza e tij sot.

Ai kërkoi që vajza e tij, Khorry Ramey, të merrte pjesë.

Unioni Amerikan i Lirive Civile kishte paraqitur një mocion urgjent në emër të saj, duke argumentuar se ligji i shtetit shkelte të drejtat e saj kushtetuese.

Ata thanë se kërkesa e moshës në ligjin e Misurit që ndalon këdo nën moshën 21 vjeç të dëshmojë një ekzekutim, nuk i shërbente asnjë qëllimi sigurie.

Johnson i cili sot është 37 vjeç, ka qenë në burg që kur e bija e tij Khorry ishte dy vjeç.

Babë e bir ndërtuan një lidhje përmes vizitave, telefonatave, letrave dhe emaileve. Ajo solli në burg djalin e saj të porsalindur për të takuar gjyshin e tij muajin e kaluar.

“Jam zemërthyer që nuk do të jem në gjendje të jem me babin tim në momentet e tij të fundit.”- tha Khorry Ramey në një deklaratë, duke shtuar se babai i saj kishte punuar shumë për të rehabilituar veten në burg dhe se ajo po lutej që Guvernatori i Misurit të tregonte mëshirë për të.

Johnson u dënua për vrasjen fatale të oficerit të policisë së Misurit, Ëilliam McEntee, baba i tre fëmijëve. Avokatët e Johnson kanë bërë apele duke kërkuar t’i kursejnë jetën. Edhe pse ata nuk e mohojnë fajin e tij, ata argumentojnë se racizmi luajti një rol në dënimin me vdekje.