Vendosni fjalën kyçe....

Elisa Spiropali: Regjimi i vizave për Kosovën është absurd


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tha sot gjatë seancës së përbashkët parlamentare se Shqipëria është një nga avokatet e Kosovës, duke e cilësuar absurde izolimin me regjimin e vizave.

Ajo tha se ishte absurde që të rintjë e Kosovës sot janë të izoluar krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Spiropali shtoi se së shpejti në të dy anët e Drinit, do të valëvitej edhe flamuri i Bashkimit Europian.

“Kjo qeveri dhe kryeministri i saj janë optimistë për fatin e Shqipërisë. Jemi optimistë dhe atëherë kur gurët e fatit rrokullisen sipër nesh, siç ndodhi me tërmetin e 26 nëntorit apo pandeminë. Ne shpresuam, punuam dhe po ia dalim t’i përballim këto sfida.
Dje gjatë ditëve të tmerrshme të tërmetit ndihma e parë erdhi nga Kosova. Vaksinat e Shqipërisë ishin oferta e parë.
Shqipëria ka insistuar dhe insiston që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmat për paqe.
Shqipëria është një nga vendet që e ka njohur izolimin, ndaj Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë aburde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish Jugoslllavisë ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar. Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Dua të përmend një fakt, memorandumet mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrit, 200. Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Europës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje”- u shpreh Spiropali.