Fitorja e Marokut ndaj Belgjikës në Botërorine e Katarit ka shkaktuar trazira në kryeqytetin belg Bruksel ku tifozët janë përplasur me njëri-tjetrin. Rebelët ndezën zjarre e goditën me tulla makinat pas humbjes tronditëse.
Policia duhej të mbyllte pjesë të qendrës së qytetit si dhe përdori makinat ujëhedhëse e gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat teksa dhuna u shtua.
Sipas një zëdhënësi të policisë, dhjetëra rebelë i vunë zjarrin shkallëve e dyqaneve si dhe qëlluan makinat me tulla, përpara se policia të ndërhynte, ndërsa një person pësoi lëndime në fytyrë.
Kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close u bëri thirrje të gjithë tifozëve të futbollit që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit dhe tha se autoritetet po bëjnë çmos për të mbajtur rendin. Edhe trafiku i metrosë dhe tramvajit u ndërpe me urdhër të policisë.
Fitorja e Marokut që ishte tronditëse për Belgjikën, u festua me entuziazëm nga tifozët me rrënjë emigrante marokene në shumë qytete belge.