Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania ka ende shpresa, ndaj Spanjës për ‘jetë a vdekje’


Gjermania luan sot një sfidë tejet delikate ndaj Spanjës, që mund të jetë vendimtare për ecurinë e ekipit në Botërorin e Katarit pas humbjes me Japoninë në ndeshjen e parë në grup.

Kombëtarja gjermane, që ka nxitur polemikat pas mesazhit të lojarëve para nisjes së ndeshjes mbi të drejtat e punëtorëve që kanë ndihmuar në ndërtimin e stadiumeve dhe të drejtave të komunitetit LGBTQ, është në pozita tejet të brishta dhe një humbje ndaj Spanjës do e bënte tejet të vështirë kualifikimin, kështu që sot duhet t’i bëjë mirë llogaritë kur të zbresë në fushë.

Spanjollët janë më të qetë pasi mundën Kosta Rikën në ndeshjen e parë me rezultatin tenistik 7-0.

Gjithsesi një humbje do e vinte Grupin E në baraspeshë të plotë me të treja ekipet në kuotën  tre pikëve. Trajnerët kanë përcaktuar lojtarët që do hedhin në fushë e më poshtë janë formacionet e mundshme.

Spanja: Simon – Alba, Laporte, Rodri, Carvajal – Busquets – Pedri, Gavi – Olmo, Asensio, Torres

Gjermania: Neuer – Kehrer, Sule, Rudiger, Raum – Goretzka, Kimmich – Gnabry, Gundogan, Musiala – Muller