Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka publikuar një mesazh pas seancës së përbashkët parlamentare mes dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se të zgjedhurit e popullit duhet të bëjnë më shumë për interesat e qytetarëve dhe të shmangin “aventurat për interes individual” të disa politikanëve duke iu referuar këtu Ballkanit të Hapur.
“Sot në mbledhjen e parë historike të kuvendit të Shqipërisë me atë të Kosovës, zhvilluar si pjesë e ceremonive me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Si të zgjedhurit e popullit, ne deputetët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të bëjmë më tepër çdo ditë, për të shtuar bashkëpunimin që rrit mirëqenien e qytetarëve tanë, fuqizon ekonomitë tona, e që mënjanon aventurat me interes individual të disa politikanëve, si Ballkani i Hapur.”– shkruan Kryemadhi.