Mësohet identiteti i vajzës së dytë që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin tragjik të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas televizionit “News 24”, vajza e dytë që ka humbur jetën është Roxhesa Klironomi, 24-vjeç.
Ajo ishte banuese në lagjen nr. 5 në Durrës.
Klironomi bashkë me mikeshën e saj 26-vjeçaren Silva Gjergji (e dyta me origjinë nga Rubiku), ishin pasagjere në mjetin e drejtuar nga 26-vjeçari Arbër Tivari, që u përplas me barrierat e rrugës.
Të dy vajzat humbën jetën nga aksidenti i ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm kur të rinjtë po ktheheshin nga Durrësi drejt Tiranës.
Ndërsa drejtuesi i automjetit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Arbër Tivari nuk është një emër i panjohur për Policinë dhe mediet. Kjo sepse një vit më parë ai u paraqit i plagosur me armë zjarri në spitalin e Durrësit dhe pas një hetimi nga policia në banesë iu zbuluan armë dhe municion luftarak. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj, i cili po ashtu njihej si person problematik. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.