Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili tregon pse u largua nga Kuvendi: Takime të tilla të pasinqerta, Rama i shërben Vuçiçit dhe izolimit të Kosovës


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka treguar pse u largua nga Kuvendi në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën në mbledhjen e përbashkët me Kuvendin e Kosovës.

Në një prononcim për mediet Vasili tha se sot kreu i qeverisë duhej të deklaronte heqjen e traut për shtetasit kosovarë dhe daljen nga Ballkani i Hapur.

Sipas tij, takime të tilla janë të pasinqerta sepse kryeministri Edi Rama u shërben interesave të Beogradit.

“Braktisa fjalën e Ramës sepse mendova se Rama do deklaronte daljen nga Ballkani i Hapur që është tradhtia më e madhe ndaj Kosovës, por ai si peng i Vuçiçit nuk e bëri.

Rama duhej të deklaronte heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku edhe deputetet mysafire nga Kosova kanë paguar Ramën dhe oligarkët për të ardhur në tokën amë.
Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit. Sa kohe të jetë Rama kryeministër këto takime do të jenë jo të sinqerta sepse ai i shërben Vuçiçit dhe izolimit të Kosovës.
Ndaj sot Rama thjesht vazhdoi lojën e pabesë anti-Kosovë dhe humbi rastin për të shpëlarë disa faje të rënda që bien mbi të.”– tha Vasili.