Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj pas mbledhjes së dy Kuvendeve: Fryma dhe mesazhet vëllazërore të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror


Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me seancën e përbashkët mes dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, që u zhvillua sot në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e tij, Begaj nxit që fryma dhe mesazhet vëllazërore të këtij Kuvendi të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Përshëndes nga zemra seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, zhvilluar sot në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta.

Urime të gjithë deputetëve të Kuvendeve të Shqipërisë e të Kosovës për kontributin që japin për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore!”- shkruan presidenti Begaj.