Vendosni fjalën kyçe....

Regjistrimet e reja në Twitter në kulmin e të gjitha kohërave – Elon Musk ‘merr frymë’ i lehtësuar


Regjistrimet e përdoruesve të rinj në Twitter kanë arritur ‘maksimum e të gjitha kohërave’, tha pronari i platformës së mediave sociale, Elon Musk, në një postim në Twitter të shtunën.

Sipas të dhënave nga një bisedë që ai postoi në internet, regjistrimet e reja ishin mesatarisht mbi dy milionë në ditë nga 9 nëntori deri më 16 nëntor, 66% më shumë krahasuar me të njëjtën javë të vitit të kaluar.

“Unë mendoj se shoh që Twitter do tejkalojë një miliard përdorues mujor breda 12 deri 18 muajve” – tha Musk në një postim tjetër në Twitter herët të dielën.

Twitter ka qenë duke luftuar me atë që Musk e quajti ‘rënie masive të të ardhurave’ në javët e fundit, që kur miliarderi i Tesla-s dhe pronari i SpaceX morën drejtimin e gjigantit të mediave sociale. Ai fajësoi për këtë humbjen e reklamuesve, të cilët kanë ndaluar fushatat e tyre në Twitter pas ndryshimeve të Musk në platformë.

Në fillim të këtij muaji, Musk pushoi gjysmën e fuqisë punëtore të Twitter-it, duke përfshirë ekipet përgjegjëse për komunikimin, kurimin e përmbajtjes dhe të drejtat e njeriut e ata që merren me etikën e përmbajtjes. Kjo, së bashku me vendimin e mëparshëm të Musk për të tarifuar përdoruesit për veçorinë e verifikimit të Twitter-it, ngjalli shqetësime mbi moderimin e përmbajtjes së platformës dhe përhapjen e llogarive të rreme, dhe se si këto mund të ndikojnë në imazhin publik të reklamuesve të Twitter.

Një raport i publikuar javën e kaluar nga organizata jofitimprurëse Media Matters for America pretendon se, që nga fundi i tetorit, Twitter ka humbur gjysmën e 100 reklamuesve kryesorë. Llogaritë tani të larguara i sollën platformës mbi 750 milionë dollarë vetëm në vitin 2022. Këto përfshijnë kompani të tilla si General Motors, Mondelez International, Volksëagen, Chevrolet, Ford dhe Jeep.

Në fillim të kësaj jave, Musk njoftoi ndryshime të mëtejshme në platformë, e para prej të cilave ishte një sistem i ri verifikimi për abonentët me pagesë. Në vend të një shenje blu për të gjithë përdoruesit e verifikuar, një shenjë ngjyrë ari do përdoret për llogaritë e korporatave dhe një gri për llogaritë e qeverisë.