Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina po merr furnizime sekrete me armë – Ministri i Jashtëm


Disa vende kanë ofruar ndihmë ushtarake për Kievin, pavarësisht se e kanë mohuar publikisht një gjë të tillë, pohoi të premten ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba.

Në raste të tilla, armët dorëzohen përmes palëve të treta, tha ai. Kuleba i bëri komentet në një intervistë me gazetën franceze Le Parisien.

“Shumica e këtyre vendeve të treta thonë publikisht se nuk ofrojnë asgjë, por gjithçka po ndodh prapa skenave.” – tha ai pa hyrë në hollësi se cilat kombe po e forcojnë fshehurazi Kievin gjatë konfliktit të tij me Moskën.

Komentet e Kuleba vijnë mes raporteve në rritje se mbështetësit e Ukrainës, përfshirë një numër vendesh të NATO-s, po përjetojnë mungesë armatimi për shkak të mbështetjes së tyre të vazhdueshme për Kievin.

Sipas një shkrimi të kohëve të fundit nga New York Times, vetëm aleatët ‘më të mëdhenj’ të NATO-s, si Franca, Gjermania, Italia e Holanda, ende ruajnë aftësinë për të mbajtur apo edhe për të rritur potencialisht dërgesat e armëve në Ukrainë.

“Vendet më të vogla e kanë shteruar potencialin e tyre.” – tha një zyrtar i NATO-s për gazetën, duke shtuar se të paktën 20 nga 30 anëtarët e bllokut tashmë janë ‘bosh’.

Që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në fund të shkurtit, SHBA-ja e aleatët e saj perëndimorë kanë derdhur miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Keivin.