Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Gjykata Kushtetuese është kthyer në mbrojtëse e aferave të qeverisë, shkel Kushtetutën e cenon rëndë interesin publik


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili e quan mjeruese atë që po ndodh me Gjykatën Kushetutese.

Në një shënim në Facebook ai sjell vendimin e fundit të këtij institucioni për të mos pranuar kërkesën e një grupi deputetësh që kishin paditur Kuvendin për refuzimin e këtij të fundit të ngritjes së një komisioni hetimor për investime strategjike.

Ai thekson se me përjashtim të dy anëtareve, Xhaferllari e Bejtja, që e kundërshtuan vendimin me argumentim ligjor solid, pjesa tjetër është e vendosur qartë në krah të qeverisë e kundër interesit publik.

“Mjerimi dhe delegjitimimi total i Gjykates Kushtetuese, qe qellimisht nuk gjykon!

Gjykata Kushtetuese pak dite me pare perseri nuk pranoi nje kerkese te nje grupi deputetesh, qe paditen Kuvendin per refuzimin e kerkeses per ngritjen e nje komisioni hetimor per zbatimin e ligjit per investimet strategjike. I vetmi lajm pozitiv ishte qe dy gjykatese kushtetuese Xhaferllari dhe Bejtja kundershtuan me nje argumentim ligjor shume solid vendimin ashtu si edhe ne raste te tjera. A eshte sot Gjykata Kushtetuese legjitime per te mbrojtur Kushtetuten e Shqiperise? E vendosur qarte ne shumicen e saj krah Qeverise dhe kunder interesit publik Gjykata Kushtetuese po deligjitimohet me shpejtesi marramendese. Ajo po i shmanget me qellim detyrimit per te gjykuar çeshtje shume sensitive duke perdorur argumentin e gjoja moslegjitimimit te paleve kerkuese.” – shkruan Vasili.

Deputeti i PL-së thekson më tej se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese përdorin një mediokritet vulgar juridik të porositur nga qeveria në vendimet e tyre duke sjellë si shembull rastin e shqyrtimit të legjitimitetit të zgjedhjeve lokale 2019.

Vasili shkruan se Gjykata Kushtetuese është kthyer në një institucion pa asnjë autoritet, me nivel professional qesharak duke shërbyer si mbrojtëse e verbër e aferave politico-financiare të qeverisë.

“Ky bunker ku eshte strukur Gjykata Kushtetuese eshte perdorimi i nje mediokriteti vulgar juridik te porositur nga qeveria, e cila ka qene dhe eshte nen akuze per shume ceshtje teper te renda. Gjykata Kushtetuese, qe me te njejtin arsyetim qesharak te moslegjitimitetit ose te kerkuesit apo edhe te vetvetes i eshte fshehur gjykimit per legjitimitetin e zgjedhjeve lokale 2019, te vendimarrjes se cilesuar te pushtetit lokal, te ligjit per strehimin social, te ligjit per Korporaten e Investimeve, te nismes per komision hetimor per investimet strategjike etj. Pra kjo Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur me urdher politik qe te mos gjykoje! Si e tille legjitimiteti i saj per te mbrojtur Kushtetuten eshte thermuar krejt. Ajo eshte kthyer ne nje institucion pa asnje autoritet, me nivel profesional qesharak te vendimeve te saj dhe nje mbrojtese e verber e aferave politiko financiare te qeverise. Kjo Gjykata Kushtetuese eshte vite dritë larg Gjykatave Kushtetuese te meparshme ne çdo pikpamje. Per kete Gjykate as Deputetet, as Shoqatat, as Partite, as bisnesi nuk jane legjitime qe ti drejtohen asaj per nismat ligjore mafioze te qeverise. Pra sipas arsyetimeve mizerabël te saj askush nuk duhet ti drejtohet kesaj Gjykate per te kontestuar qeverine.” – shton depuoteti i opozitës.

Vasili shkruan në fund se një Gjykatë Kushtetuese në këtë gjendje është legjitimuese e shkeljes së dhunshme të Kushtetutës e mbrojtëse e cenimit shumë të rëndë të interesit publik.

Deputeti i PL-së thekson se gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese janë patronazhistë rilindas që janë strehuar në godinën e saj.

“Nje Gjykate Kushtetuese e tille eshte nje legjitimuese e shkeljes se dhunshme te Kushtetutes dhe jo mbrojtese e saj. Kjo Gjykate Kushtetuese eshte mbrojtese e cenimit shume te rende te interesit publik dhe jo gjykuese e rrepte e fajtoreve, qe shkelin dhe shkaterrojne interesin publik. Realisht sot nuk kemi Gjykate Kushtetuese, por nje klub rilindas, qe telekomandohet turperisht nga ndertesa e Qeverise perkarshi saj. Shqiptaret e shohin me perbuzje se si keta gjykates paguhen me taksat e tyre vetem per te vegjetuar e vendosur gjithmone ne favor te qeverise. Ndaj kjo Gjykate dhe keta gjykates, ku shumica e tyre nuk gjykojne, s’jane as me shume dhe as me pak se ca patronazhiste rilindas te strehuar ne te ashtuquajturen Gjykata Kushtetuese e Shqiperise. Pra na mbetet veç te themi: “Ndjese paste na ishte dikur nje Gjykate Kushtetuese se e sotmja na la”!” – mbyll reagimin Vasili.