Gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta ka marrë më në fund nënshtetësinë e Kosovës, një dëshirë që e ka patur prej vitesh.
Ai ka publikuar sot më 28 Nëntor edhe një fotografi të pasaportës së tij të re ku ai rezulton shtetas i Kosovës.
Këto foto ai i shoqëron me një foto të flamurit të Shqipërisë dhe një zemër të kuqe.
Në një intervistë vitin e kaluar, Krasta pati shprehur dëshirën për t’u pajisur me pasaportën e Kosovës.
“Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen.”– shprehej ai. Dhe duket se dëshira iu plotësua, madje marrja e pasaportës kosovare përkon në një kohë me 110-vjetorin e Pavarësisë.