Ambasadoret e BE-së dhe SHBA-së në vendin tonë, Christiane Hohmann dhe Yuri Kim, kanë uruar shqiptarët me rastin e 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, Hohmann ndërsa uron shqiptarët shprehet se Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën drejt BE-së.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Tani që Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ne jemi plotësisht të përkushtuar të mbështesim vendin për ta bërë realitet ëndrrën e qytetarëve të saj.”- shkruan kryediplomatja e BE-së.
Ambasadorja Kim nga ana tjetër ka publikuar një foto nga mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë dhe në mesazhin e saj, veçon kontributin e veçantë të luftës për pavarësinë e Shqipërisë në mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës unike të popullit shqiptar.
“Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë pata nderin të viziton mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë ku patriotë si Naim dhe Sami Frashëri themeluan në vitin 1987 shkollën e parë ku nxënësit mësuan gjuhën shqipe pavarësisht se ishin nën pushtimin e perandorisë osmane. Pak metra larg kësaj shkolle, u themelua në vitin 1981 shkolla e parë për vajza për të gjithë Ballkanin.
Më bëri krenar të shoh që SHBA luajti një rol të vogël: Shqiptarët si Sevasti Qiriazi që shkuan në Amerikë dhe u kthyen me njohuri dhe lidhje të reja, dhe amerikanë që erdhën për të dhënë mësim në Korçë dhe vende të tjera të vendit. Shumë prekëse dhe frymëzuese për të mësuar se lufta për pavarësinë e Shqipërisë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar, fuqinë e arsimit për djemtë dhe vajzat dhe një kërkesë të palëkundur për liri dhe drejtësi. Gëzuar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.”– shkruan Kim.
View this post on Instagram