Aktorja e njohur për bindjet e saj të majta Alyssa Milano u tall brutalisht në internet pas një deklaratë se për t’u shkëputur nga ‘urrejtja e supremacia e bardhë’ kishte kthyer makinën e saj Tesla dhe kishte blerë një Volkswagen.
Më herët ajo e përshkruante veten si një pronare krenare e një makine Tesla, por të shtunën komentoi se e kishte kthyer atë dhe në vend të saj kishte blerë makinën gjermane, duke kritikuar platformën sociale në pronësi të Elon Musk, Twitter se po lejonte ‘urrejtjen dhe supremacinë e bardhë’.
“Kam kthyer Teslën time. Bleva VW ev. Më pëlqen.” – shkroi ajo.
“Produktet e kompanive të tregtuara publikisht që shtyjnë e nxisin urrejtjen dhe supremacinë e bardhë nuk duhet të jenë një model biznesi fitimprurës.” – shkroi Milano.
Në fillim të këtij muaji, Volkswagen , prodhuesi më i madh i makinave në Evropë i themeluar në vitin 1937 nga Fronti i Punës Gjerman nën drejtimin e Partisë Nacional Socialiste të Adolf Hitlerit, pezulloi reklamat në Twitter në përgjigje të zotimit të Elon Musk për ta bërë platformën e mediave sociale një shtëpi për fjalën e lirë.
Në përgjigje të komenteve të Milanos, shumë shkuan në mediat sociale për t’u tallur me aktoren liberale të Hollivudit.
“Volkswagen u themelua nga nazistët e Hitleri.” – shkruante dyshja konservatore e komedisë Kevin Hodge e Keith Hodge, të njohur si Hodgetwins.
Vetë Musk u përgjigj me një emoji të qeshur, me sa duket në një shprehje të pajtimit absolut me vëzhgimin e Hodges.
“Demokratët janë kaq budallenj.” – shkroi aktori Nick Searcy.
“Ajo shiti një makinë të bërë nga një afrikano-amerikan për një makinë të themeluar nga nazistët ndërsa ankohet për supremacinë e bardhë.”
“Asgjë nuk flet më tepër se ‘Unë jam i shqetësuar për supremacinë e bardhë’ se blerja e një makine nga një kompani e themeluar nga qeveria naziste.” – shkroi shkrimtari Mark Hemingway.
“Kush dëshiron t’i thotë asaj se Volksëagen u themelua në 1937 nën drejtimin e Adolph Hitlerit?” shkruante komentatori konservator John Cardillo.
“Do të thuash të njëjtin VW që Hitleri e donte?” – pyeti doktor Sebastian Gorka, ish-këshilltar i ish-presidentit Donald Trump.
“Alyssa hoqi dorë nga një automjet i projektuar nga një emigrant për të blerë një nga një kompani e themeluar nga Hitleri.” – shkroi një tjetër përdorues i Twitter.
Disa aktorë të Hollivudit me pikëpamje të majta janë larguar nga Twitter që prej blerjes së platformës nga Elon Musk mes të cilëve Debra Messing, Jack White, Whoopi Goldberg, modelja Gigi Hadid, producentja Shonda Rhimes si dhe motrat Patricia e Rosanna Arquette.