Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania vuan mungesë furnizimi për 299 barna


Gjermania po përballet me mungesë furnizimi për 299 barna, tha organi rregullator i barnave të vendit.

Arsyeja për pengesat e furnizimit është mungesa e dërgesave nga vende të tilla si Kina dhe India, sipas Institutit Federal Gjerman për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (BfArM).

Rreth 80% e barnave të shitura në Gjermani janë gjenerikë të prodhuar në vende si Kina dhe India. Në rastin e antibiotikëve, për shembull, gjenerikët kanë një pjesë të tregut 100% në Gjermani.

Megjithatë, pandemia vazhdon të prishë zinxhirin e furnizimit.

Sipas BfArM, barnat që mungojnë në Gjermani përfshijnë antibiotikë, ilaçe për diabetin, ilaçe kundër kancerit, imunosupresorë, antihipertensivë dhe qetësues kundër dhimbjeve.

Megjithatë, mungesa e barnave nuk është një problem ekskluziv gjerman. Farmacistët në Francë dhe Zvicër kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen ndaj pengesave të furnizimit për javë të tëra.