Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut zotohet të krijojë forcën bërthamore më të fuqishme në botë


Koreja e Veriut kërkon të ketë aftësinë më të fuqishme bërthamore në botë, tha të dielën lideri i vendit, Kim Jong-un.

Ai urdhëroi gjithashtu nxitjen e zyrtarëve ushtarakë dhe shkencëtarëve që të vijojnë me zhvillimin e raketës së re balistike ndërkontinentale (ICBM), e cila mendohet të jetë në gjendje të arrijë në kontinentin amerikan.

Në urdhrin e tij, të cituar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), Kim tha se ‘qëllimi përfundimtar i Koresë së Veriut është të zotërojë forcën strategjike më të fuqishme në botë, forcën absolute të paprecedentë në shekull’.

Ai gjithashtu e përshkroi Hëasong-17 ICBM si ‘armën strategjike më të fortë në botë’, duke pretenduar se zyrtarët e Koresë së Veriut dhe shkencëtarët pas lëshimit ‘bënë një hap të mrekullueshëm përpara në zhvillimin e teknologjisë së montimit të kokave bërthamore në raketa balistike’.

Sipas KCNA, raketa ka ‘dëshmuar qartë’ se Koreja e Veriut është ‘një fuqi bërthamore e plotë e aftë për të qëndruar kundër epërsisë bërthamore të imperialistëve amerikanë’.