Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Qeveria po grabit hapur qytetarët me naftën, Bordi i hajdutërisë po i mban çmimet e shtrenjta


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se qeveria e kryeministrit Edi Rama po i grabit hapur qytetarët me naftën.

Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se sot në Shqipëri një litër naftë kushton 211 lekë për litër, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut kushton 168 lekë për litër.

Sipas deputetit të PL-së, Bordi i Transparencës ka ndikuar në mbajtjen e karburanteve të shtrenjta pasi tregtarët nuk arrijnë të optimizojnë blerjet në periudha të gjata kohore.

“Grabitje e hapur e qytetarëve me naftën. Shqiptarët kanë paguar plot 185 milion euro më shumë për një sasi në totale më të pakët me 9%. Gjithashtu qeveria mban çmimin më të lartë për litër nafte.

Sot në Shqipëri kushton një litër nafte 211 lek/ litri në Maqedoni një litër naftë kushton 168 lek/litri. Bordi i Hajdutërisë me fiksimin periodik të çmimeve ka ndikuar në mbajtjen e karburanteve të shtrenjta, pasi tregtarët nuk arrijnë të optimizojnë blerjet për periudha të gjata kohore.”- shkruan Vasili.

Ai thotë se në grabitjen e parave të qytetarëve po ndihmon dhe bllokimi i Projektligjit të paraqitur nga Partia e Lirisë për pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe të asaj të Karbonit që në fillim të marsit të 2022. Por sipas tij maxhoranca po e mban të bllokuar për më shumë se nëntë muaj.

Deklarata e plotë

SKANDALI. Shqiptarët paguajnë 185 milionë euro më shumë për 9% më pak karburant!!

Grabitje e hapur e qytetarëve me naftën.

Shqiptarët kanë paguar plot 185 milion euro më shumë për një sasi në totale më të pakët me 9%.

Gjithashtu qeveria mban çmimin më të lartë për litër nafte.

Sot në Shqipëri kushton një litër nafte 211 lek/ litri në Maqedoni një litër naftë kushton 168 lek/litri.

Bordi i Hajdutërisë me fiksimin periodik të çmimeve ka ndikuar në mbajtjen e karburanteve të shtrenjta, pasi tregtarët nuk arrijnë të optimizojnë blerjet për periudha të gjata kohore.

Bordi i hajdutërisë Qeveri+Oligarkë vjedhin ditën për diell duke mbushur xhepat dhe duke vrarë konkurencën.

Bllokimi i Projektligjit të paraqitur nga Partia e Lirisë për pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe të asaj të Karbonit që në fillim të marsit të 2022 për më shumë se nëntë muaj ka djellë një grabitje me dhjetra milion euro nga xhepat e qytetarëve.

Grabitja me naftën është një krim ekonomik shumë i rëndë i qeverisë dhe SPAK mbyll sytë.

Qytetarët vidhen dhe plaçkiten përditë nga qeveria me naftën dhe paratë nuk shkojnë për pagat e pedagogëve, mjekëve, mësuesve apo ndihme për studentët, por për koncesione e tendera.