Portugalia ka mundur Uruguain në ndeshjen e dytë në Grupin H, duke iu bashkuar valles së ekipeve që janë kualifikuar në fazën finale të botërorit të Katarit.
Pas fitores ndaj Ganës në ndeshjen e parë, luzitanët kanë mposhtur edhe ekipin amerikanojugor e tashmë kryesojnë të qetë grupin.
Golat e fitores për portugezët u shënuar nga Fernandes në minutat 54’ e 93′.
Uruguai nga ana e tij është në pozita mjaft të vështira për sa i përket kualifikimit duke qenë se ka vetëm një pikë në llogari në barazimin me Korenë e Jugut ndërsa në sfidën e fundit në grup ndeshet me rivalët e Ganës.
Kombëtarja afrikane ka tre pikë në llogari pasi mposhti sot Korenë e Jugut e në ndeshjen ndaj Uruguait i nevojitet vetëm barazimi për të shkuar më tej.
Koreanojugorët nga ana e tyre janë ende në lojë teorikisht për sa i përket kualifikimit po e kanë më të ndërlikuar formulën. Për këtë duhet të mundin Portugalinë me sa më shumë gola e të shpresojnë që Uruguai të mundë Ganën sa më ngushtë.