Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr foto me Dua Lipën: Me qytetaren më të re të Shqipërisë mbyllet dita me koncertin në shesh


Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e 28 Nëntorit me një takim me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipën.

Kjo e fundit vetëm një ditë më parë mori nënshtetësinë shqiptaren nga presidenti Bajram Begaj dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama e cilëson atë qytetaren më të re të Shqipërisë dhe me fotot e saj uron shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë.

“Mirëmëngjes dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej.”– shkruan kryeministri Rama.

Turin e saj “Future Nostalgia” Dua e mbyll sonte me një koncert në Tiranë, me rastin e festave të nëntorit.