Mauna Loa, vullkani më i madh aktiv në botë, filloi të shpërthejë, duke bërë që autoritetet të hapin strehimore ‘si një masë paraprake’ të hënën.
Vullkani, i vendosur në ishullin e madh të Haëaii-t, nuk ka shpërthyer që nga viti 1984 kur lëshoi llavë për më shumë se tre javë.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Hawaii-t tha se mori raporte për llavën që filloi të vërshonte përgjatë pjesës jugperëndimore të vullkanit.
Megjithatë, agjencia tha se nuk ka asnjë të dhënë se llava po kërcënon zonat e populluara dhe vuri në dukje se nuk janë lëshuar urdhra evakuimi.
Autoritetet kanë lëshuar një këshillë për rrezikun nga reshjet e hirit për Big Island dhe ujërat përreth. Shërbimi Kombëtar i Motit po u bën thirrje personave me sëmundje të frymëmarrjes që të qëndrojnë brenda dhe të shmangin thithjen e grimcave të hirit dhe u bën thirrje kujtdo që del jashtë të vendosë një maskë ose të mbulojë gojën dhe hundën me leckë.
Vullkani filloi të shpërthejë rreth orës 23:30 natën e së dielës brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve, tha Observatori i Vullkanit Hawaii në një alarm.