Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në takimin e degës së PD-së Kurbin


Me tensione është shoqëruar takimi i degës së PD-së në Kurbin ku ka pasur të shtëna me armë në ajër.

Dyshohet se gjatë takimit ka pasur përplasje gjatë takimit të kandidatëve për primaret me kryesinë.

Takimi i degës së PD-së u mbajt në qendër të qytetit ku u qëllua me armë zjarri në ajër.

Sipas Report TV, përplasja ka ndodhur mes nënkryetarit të degës së PD-së Kurbin Kastriot Marku e një anëtari, me këtë të fundit që ka qëlluar në ajër.

Identiteti i tij nuk bëhet ende me dije ndërsa ai është shpallur në kërkim.