Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një mesazh urimi me rastin e Ditës së Çlirimit.
Në mesazhin e Ambasadës thuhet se kjo datë shërben si një rast i kujtesës për sakrificat e popullit shqiptar.
“Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”– shkruan Ambasada në Facebook.
Nga Ambasada Amerikane nuk kanë munguar urimet as ditën e djeshme me 28 Nëntor, ku kryediplomatja Yuri Kim nderonte luftën e shqiptarëve për të mbrojtur gjuhën.