Arrestohet Van Rica, 53-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë mbledhjes së degës së PD në Kurbin.
Të shtënat me armë ndodhën mbrëmjen e së hënës gjatë mbledhjes së degës lokale të zhvilluar nga PD për primare. Por kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatet e primareve me 4 dhjetor, është bërë shkak i konflikteve gjatë takimit.
Sipas “Balkanweb”, Van Rica kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizanteve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.