Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania s’ka alternativë ndaj gazit rus – Deputeti i Bundestagut


Gjermania ende nuk ka asnjë mënyrë për të zëvendësuar plotësisht gazin natyror rus, edhe pas arritjes së një marrëveshjeje furnizimi me Katarin, paralajmëroi të martën kryetari i komitetit të Bundestagut për energjinë, Klaus Ernst.

Një marrëveshje afatgjatë energjetike u njoftua më herët gjatë ditës, sipas së cilës shteti i Gjirit do të dërgojë deri në dy milionë ton gaz natyror të lëngshëm (LNG) në vit në Gjermani, duke filluar nga viti 2026. Marrëveshja thuhet se do zgjasë të paktën 15 vjet .

“Qeveria federale feston marrëveshjen e saj të LNG me Katarin dhe krenohet me shifra të rwndwsishme qw u nwnshkruan. Fakti është se këto dy milionë ton LNG korrespondojnë me tre përqind të konsumit të gazit gjerman. Nuk ka ende alternativa reale për gazin rus!” – shkroi politikani i majtw në Twitter.

Sipas Bloomberg, marrëveshja me Katarin barazohet me rreth 6% të vëllimit të gazit rus të importuar nga Gjermania në vitin 2021. Karburanti do vijë nga sipërmarrjet e përbashkëta të ConocoPhillips në Katar dhe do dorëzohet në terminalin lundrues të importit Brunsbuttel, i cili është nën ndërtim.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, mbështetet kryesisht në gazin natyror për të fuqizuar industrinë e saj dhe është zotuar të zëvendësojë të gjitha importet ruse të energjisë deri në mesin e vitit 2024.