Vendosni fjalën kyçe....

Kevin Spacey rikthehet në ekran, pak muaj më parë gjykata e nxorri të pastër nga akuzat për ngacmim seksual


Ish-ylli i ‘House of Cards’ Kevin Spacey ka marrë rolin e tij të parë në film që kur doli i pastër nga akuzat për ngacmim seksual në një padi prej 40 milionë dollarësh. Aktori është ende duke u përballur me një gjyq në Mbretërinë e Bashkuar për akuzat e ka sulmuar seksualisht një burrë midis viteve 2001 e 2004.

Filmi indie i quajtur ‘Control’ do shohë 63-vjeçarin Spacey t’i japë zërin e tij një antagonisti pa trup, i cili zë në kurth një ministre të qeverisë britanike, të luajtur nga Lauren Metcalfe.

Filmi është shkruar dhe me regji nga Gene Fallaize. Xhirimet do zhvillohen në fillim të vitit të ardhshëm në Camberëell Studios, Londër.

Muajin e kaluar, dy herë fituesi i Oskarit u pastrua nga të gjitha akuzat në një padi civile prej 40 milionë dollarësh të ngritur nga aktori tjetër Anthony Rapp, i cili pretendoi se Spacey e kishte ngacmuar seksualisht në vitin 1986, kur ylli i ardhshëm i Broadway dhe ‘Star Trek: Discovery’ ishte vetëm 14 vjeç

Padia kundër Spacey u ngrit në vitin 2017 në kulmin e lëvizjes #MeToo pasi disa persona të tjerë gjithashtu e akuzuan aktorin për ngacmime seksuale. Pasojat çuan në zhdukjen e një prej yjeve më të njohur të Hollivudit nga ekrani ndërsa industria e filmit u kthye kundër tij. Personazhi i tij në ‘House of Cards’ u vra, ndërsa i gjithë roli i Spacey në ‘All the Money in the Ëorld’ të Ridley Scott u rixhirua me një aktor tjetër.

Spacey është ende duke u përballur me akuza penale në Mbretërinë e Bashkuar për sulme seksuale të dyshuara ndaj tre burrave. Pas fitores së tij në gjyq muajin e kaluar, aktori është goditur edhe me shtatë akuza të tjera për ngacmime seksuale, të pretenduara nga një ankues i vetëm. Data e ardhshme e gjykimit të Spacey është caktuar për 6 qershor 2023 dhe ka të ngjarë të zhvillohet në gjykatën Old Bailey në Londër.