Një nga gazetat më të njohura amerikane u ka bërë sërish thirrje amerikanëve që të mbështeten tek insektet si një burim kryesor ushqimor, duke argumentuar se kalimi tek insektet e ngrënshme duke braktisur viçin, derrin dhe pulën do jetë i mirë për mjedisin.
Ngrënia e insekteve në vend të mishit me bazë blegtorie do ‘lehtësojë dëmet në mjedis’, tha Washington Post në një shkrim të botuar të dielën. Insektet e rritura në ferma gjithashtu japin proteina në mënyrë më efikase, pohoi gazeta. Për shembull, brumbujt janë 12 herë më efikasë se lopët në shndërrimin e ushqimit në peshë ushqimore.
Shkrimi i së dielës shënon më të fundit në një linjë të gjatë përpjekjesh nga Washington Post dhe media të tjera për të nxitur amerikanët dhe konsumatorët gjetkë në Perëndim për të ngrënë insekte.
Një kërkim i shpejtë në Google zbulon se Washington Post e ka hedhur vazhdimisht temën që nga viti 2013, duke postuar shkrime me tituj të tillë si ‘Pse insektet duhet të jenë një pjesë më e madhe e zinxhirit ushqimor njerëzor’ dhe ‘Pse mundesh, duhet dhe ndoshta do ta bësh, hani insekte’.
Një shkrim i vitit 2019 kishte një pyetje si titull: “A do të hanit insekte për të ndihmuar në shpëtimin e planetit?”
Gazeta pohoi se 2 miliardë njerëz, ose rreth një e katërta e popullsisë globale, tashmë po hanë insekte. Ajo citoi një raport që parashikonte se industria e insekteve ushqimore do rritet në 9.6 miliardë dollarë të ardhura vjetore deri në vitin 2030.
“Konsumatorët tashmë mund të gjejnë ushqime si milingonat e kripura nga Amazona dhe qese proteinash me pluhur brumbujsh në dyqanet ushqimore zvicerane. Vitet e fundit janë parë histori të shumta mediatike që lartësojnë virtytet e ngrënies së insekteve.”
Washington Post është një nga nxitësit kryesorë mediatik të insekteve si ushqim për njerëzit. Gazeta është në pronësi të themeluesit të Amazon, miliarderit Jeff Bezos, i cili thuhet se është një entuziast i ngrënies së insekteve. Bezos gjithashtu ka lidhje me Forumin Ekonomik Botëror, i cili vazhdimisht ka reklamuar ushqimin e insekteve si një mënyrë për të lehtësuar ndryshimet klimatike.