Mbrëmjen e sotme luhen ndeshjet e fundit në Grupin B, ku kualifikimi është i hapur për të gjithë ekipet edhe pse Anglia është disi më e favorizuar.
Anglezët përballen me Uellsin në derbin britanik ku barazimi kualifikon automatikisht Anglinë dhe Uellsi ka vetëm një mënyrë për të prerë biletën, të fitojë mbrëmjen e sotme.
Në ndeshjen tjetër përballen Irani e SHBA-ja, një ndeshje e nxehtë edhe për tensionet që egzistojnë mes dy vendeve prej shumë vitesh tashmë.
SHBA-ja ka si mundësi të vetme për t’u kualifikuar fitoren. Irani nga ana tjetër mban vendin e dytë dhe me një barazim shkon në fazën finale të turnout. Më poshtë janë formacionet e mundshme të dy ndeshjeve respektive.
Uells – Angli
Uellsi: Ward – Davies, Rodon, Mepham, Williams – Allen, Ampadu – James, Ramsey, Bale – Moore
Anglia: Pickford – Walker, Stones, Maguire, Shaw – Henderson, Rice – Rashford, Bellingham, Foden – Kane
Iran – SHBA
Irani: Beiranvand – Mohammad, Pouraliganji, Hosseini, Rezaeian – Ezatolahi – Hajsafi, Noorollahi – Taremi, Azmoun, Gholizadeh