Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në Kombinat, 35-vjeçari përfundon në spital


Një sherr ka ndodhur sot mes dy personave në Kombinat. Sipas Policisë, një 40 vjeçar me inicialet E.B ka goditur me thikë 35-vjeçarin me inicialet R. G.

Ky i fundit është dërguar në spital, pasi ka marrë plagë të rënda. Ndërsa 40-vjeçari është arrestuari nga Policia.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. G., 35 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- bën me dije Policia.