Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Gjermani


Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në qytetin Krefeld të Gjermanisë. Gazeta Bild shkruan se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të hënën mbrëma, pak para orës 20:00, ku shqiptari i cili udhëtonte me biçikletë u qëllua me breshëri arme.

Shqiptari u rrëzua i vdekur në mes të rrugës. Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar shqiptarin në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Po vijojnë kërkimet për autorin ose autorët e arratisur. Por deri më tani nuk ka asnjë arrestim.