Një shpërthim ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në ambasadën e Ukrainës në Madrid, ku sipas medieve spanjolle ka të paktën një person të plagosur.
Bomba ishte paketuar në një zarf i cili ka shpërthyer në momentin kur është hapur nga një punonjës të Ambasadës.
Punonjësi thuhet se ka mbetur i plagosur lehtë pas shpërthimit dhe ka shkuar me këmbë në spitalin Nuestra Señora de América në kryeqytet.
Zarfi sipas medias spanjolle i ishte drejtuar ambasadorit, por nuk është skanuar dhe është hapur nga roja i sigurisë në kopshtin e ambasadës.
Në këtë moment po hetohet si sulm i mundshëm dhe për rrjedhojë Policia ka aktivizuar protokollin antiterror dhe ka rrethuar zonën ku ndodhet ambasada.