Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar deputetët e LDK-së për mos-praninë e tyre në interpelancën e sotme në Kuvend.
Kurti u shpreh se deputetëve që mungojnë në sallë po iu ecën paga, e cila i sipas tij është më e lartë edhe se e kryeministrit.
“Nuk e di a është opozita konstruktive apo jo, por e di që asnjë deputet i LDK-së tash nuk është këtu. Asnjë! Pra, tema e rëndësishme na e tregon strategjinë, platformën, ja ku është kryeministri. Pra, unë jo vetëm që po informoj, por po kërkoj edhe pjesëmarrje, se më falni, por duhet ta themi troç, deputetëve që nuk janë sot në sallë po iu ecën rroga, e deputeti e ka pagën më të lartë se kryeministri dhe nuk janë këtu, unë nuk e konsideroj mos pjesëmarrjen konstruktivitet.”– tha Kurti.
Interpelanca e sotme ishte për “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend.”