Aktivistja konservatore Evi Kokalari nuk e sheh me sy të mirë koalicionin e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kokalari u shpreh se PD nuk duhet të jetë keq për 100 mijë vota që besohet se ka PL.
Kokalari sugjeron që PD të dalë vetë në terren të kërkojë votat e saj.
“Fillimisht kam qenë pro kohët e fundit nuk jam dhe aq pro për shumë gjëra që kanë ndodhur për shumë arsye. Kam kuptuar shumë gjëra. Personalisht nuk më kanë ngrohur. Nuk them që është koalicion që do e ndihmojë. Herën e fundit LSI në 2021 ka pasur 100 mijë vota dhe kam idenë që PD nuk duhet të jetë në pozitën e dëshpërimit për 100 mijë vota. PD mund të kërkojë votat e saj.”– tha Kokalari.