Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në një prononcim për mediet pas përfundimit të takimit në selinë blu me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Meta u shpreh se opozita është për një Shqipëri europiane dhe jo për regjim policor, ndërsa përmendi edhe protestën e 6 dhjetorit duke thënë se do dalin të protestojnë kundër përgjegjësve për kapjen e shtetit.
“Nuk është çështje policie, por kushtetute. Jemi për Shqipërinë Europiane dhe jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësve për kapjen e shtetit dhe minimin e procesit të integrimit të BE.
Sigurinë e Europës e kërcënon mafia që kërcënon shtetit për ta kthyer Shqipërinë në bazë logjistike të mafies ndërkombëtare me në krye kokainën. Nuk vjen problemi i sigurisë nga qytetarët e Tiranës dhe ata të mbarë Shqipërisë duke protestuar, që duan një Shqipëri europiane, sot dhe asnjë ditë më vonë.”- tha Meta.