Vendosni fjalën kyçe....

SHBA po shqyrton furnizimin e Ukrainës me raketat ‘Patriot’


Qeveria e Shteteve të Bashkuara po mendon nëse do furnizojë Ukrainën me sistemin e njohur raketor tokë-ajër ‘Patriot’, tha Departamenti i Mbrojtjes, disa javë pasi Kievi kërkoi në mënyrë të qartë sistemin e shtrenjtë të armëve.

Duke folur gjatë një konference për shtyp të martën, një zyrtar i lartë i Pentagonit, i paidentifikuar, u pyet nëse Uashingtoni kishte plane për të dërguar raketat ‘Patriot’ në Ukrainë: “Unë thjesht do të them se të gjitha mundësitë janë në tryezë e po shqyrtohen.”

I pyetur sërish nëse kjo do përfshinte raketat ‘Patriot’, zyrtari pranoi se sistemi është ‘një nga furnizimet që po shqyrtohet’ nga administrata Joe Biden.

Gjeneral Brigade i Forcave Ajrore, Pat Ryder, më vonë përpunoi këto komente në një konferencë të veçantë shtypi, duke thënë se ndërsa mbrojtja ajrore është ‘prioritet’ për Ukrainën dhe se Uashingtoni tani po diskuton një ‘larmi të gjerë armësh’, megjithatë nuk ka plane të menjëhershme për të transferuar bateritë ‘Patriot’.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg theksoi gjithashtu mundësinë e dërgimit të sistemeve Patriot në Ukrainë gjatë një takimi të aleancës në Bukuresht të martën, por gjithashtu vuri në dukje ndërlikimet që lidhen me mirëmbajtjen dhe stërvitjen.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba paraqiti një kërkesë për sistemin e mbrojtjes ajrore pas bisedimeve me homologun e tij amerikan në fillim të këtij muaji, duke thënë: “Jam i bindur se koha për raketat ‘Patriotët’ ka ardhur”. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken konfirmoi më vonë diskutimet, por nuk përmendi raketat ‘Patriot’.