Vendosni fjalën kyçe....

U ekzekutua me plumb në kokë në Gjermani, i riu shqiptar është pronari i një biznesi në Shijak


Mario Muka, 32-vjeç është shqiptari i ekzekutuar me armë zjarri të hënën në Gjermani.

Sipas televizionit “News 24”, Muka ishte pronari i pike karburanti në “Katër rrugët e Shijakut”. I riu kishte emigruar drejt Gjermanisë katër vite më parë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur orës 19:50 minuta të së hënës, kur i riu shqiptar ka qenë duke u kthyer me një biçikletë në banesën e tij në qytetin Krefeld, kur është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar. I riu është qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër, me 4 plumba. Po vijojnë kërkimet për autorët e arratisur. Por deri më tani nuk ka asnjë arrestim.

Autoritetet gjermane kanë kërkuar të dhëna për viktimën, që nga shenjat e gishtërinjve dhe nëse është i skeduar nga policia.